Presidenti argjentinas Alberto Fernandez ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Gines Gongalez Garcia, pas raportimeve të fundit nga mediat argjentinase se njerëzit kanë shfrytëzuar lidhjet për të pasur qasje në vaksinat anti-COVID, shkruan Reuters.
Dorëheqja u kërkua pas akuzave publike ndaj ministrit të Shëndetësisë, se të paktën 10 persona kanë marrë vaksinën anti-COVID duke mos respektuar procedurat e pritjes, e në mesin e tyre ishte edhe një gazetar, që ka deklaruar se është vaksinuar pasi kishte folur drejtpërdrejtë me ministrin, transmeton Telegrafi.
“I kam telefonuar mikut të vjetër Gines Gonzalez Garcia dhe më ka thënë se duhet të shkoj në spitalin Posadas për ta marrë vaksinën”, ka thënë Verbitski gjatë një bisede për një radio lokale.
Mediat lokale kanë raportuar për shumë raste të vaksinimit të politikanëve dhe fytyrave tjera, që nuk ishin në listat e grupeve me prioritet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.