Shkrimtari Salman Rushdie është sulmuar me thikë, derisa po qëndronte në skenë në Nju Jork. Gjendja e tij nuk dihet akoma.
Policia e shtetit të Nju Jorkut ka dhënë detaje se si ndodhi sulmi ndaj shkrimtarit.
“Më 12 gusht, 2022, rreth orës 11 paradite, një i dyshuar mashkull vrapoi në skenë dhe sulmoi Rushdien dhe një intervistues. Rushdie kishte marrë plagë në qafë dhe u transportua me helikopter në zonën e spitalit. Gjendja e tij nuk dihet akoma”, thuhet në njoftimin e Policisë, të publikuar nga mediat ndërkombëtare.
Rushdie ishte cak i këcënimeve nga islamistët për një kohë të gjatë, për shkak të veprës së tij “Vargjet satanike”. /Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.