×
  • Lajme
  • Botë

    U vihet flaka dy burrave të pastrehë në rrugë ndërkohë që ishin në gjumë

    Reporteri
    15 Qershor 2019 | 9:22

    Dy personave të pastrehë u është vënë zjarri në rrugët e Londrës ndërkohë që ishin në gjumë.


    Policia angleze për këtë rast ka arrestuar një djalë 22 vjeçar, i cili gjatë ditës së djeshme u paraqit para gjykatës, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.

    Dy burrat e pastrehë u dërguan menjëherë në ambulancë, ku po trajtohen për djegie të lehta. Çantat për fjetje, si dhe sendet tjera personale të tyre kanë mbetur të djegura si pasojë e zjarrit.

    Detektivët besojnë se edhe persona të tjerë të pastrehë janë të targetuar për sulme të tilla, andaj kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!