Suedia, shteti që u bë qendër e vëmendjes globale për shkak të strategjisë kundër Covid-19, ka regjistruar sot 7,240 raste të reja.
Kjo është shifra më e lartë që regjistron ky shtet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që numri më I lartë regjistruar në fillim të këtioj muaji ka qenë 5,990 raste ditore.
Po ashtu janë regjistruar edhe 66 viktima në 24 orët e fundit dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve ka kapur shifrën 6.406.
Shkalla e vdekjeve në Suedi për frymë është disa herë më e lartë se ajo e fqinjëve të saj nordikë, por më e ulët se disa vende më të mëdha evropiane.
Suedia ndryshe nga shumë vende të botës që morën masa në fillim të pandemisë, vendosi të mos mbyllë bizneset, të mos vendosë orë policore apo karantinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.