Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei është zotuar se siç ka thënë ai, “regjimi keqdashës sionist i Izraelit do të ndëshkohet” pas nisjes së sulmeve të Iranit të dronëve kundër Izraelit.
Në një video në X, Khamenei tha: “Vetë regjimi dashakeq, i cili është gjithë ligësi, ligësi dhe gabim, i shtoi gabimeve të veta një tjetër gabim duke sulmuar konsullatën iraniane në Siri. Zyrat e konsullatës dhe ambasadave në çdo vend ku ato ekzistojnë konsiderohen si toka e vendit të cilit i përket ambasada. Të sulmosh konsullatën tonë është si të sulmosh tokën tonë… Regjimi dashakeq ka bërë një lëvizje të gabuar në këtë rast. Duhet të dënohet dhe do të dënohet”.
The malicious Zionist regime will be punished pic.twitter.com/2miQi2JoiI
— Khamenei.ir (@khamenei_ir) April 13, 2024
Irani ka nisur sulme me dronë drejt Izraelit, ka thënë të shtunën në mbrëmje Forca e Mbrojtjes e Izraelit.
Tash e disa ditë Irani ka kërcënuar me hakmarrje kundër Izraelit për një sulm në konsullatën iraniane në Siri më 1 prill, në të cilin u vranë shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare, duke përfshirë dy gjeneralë dhe duke shkaktuar frikë se një klimë tashmë e paqëndrueshme në Lindjen e Mesme, me Izraelin dhe Hamasin në Gaza në luftë, shpejt mund të zgjerohet më tej. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.