Udhëheqësit kombëtarë të Bashkimit Evropian thanë se mbështesin të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.
Sipas tyre kjo e drejtë është në përputhje me ligjin humanitar dhe ndërkombëtar, raporton Al Jazeera.
“Bashkimi Evropian dënon në termat më të ashpër të mundshëm Hamasin dhe sulmet e tij terroriste brutale dhe pa dallim në të gjithë Izraelin dhe shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetëve”, thuhet në deklaratën e Këshillit Evropian.
“Nuk ka asnjë justifikim për terrorin. Ne theksojmë fuqimisht të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten në përputhje me të drejtën humanitare dhe ndërkombëtare përballë sulmeve të tilla të dhunshme dhe pa dallim”
“Ne përsërisim rëndësinë për të siguruar mbrojtjen e të gjithë civilëve në çdo kohë në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare”, thuhet në deklaratën e KE-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.