×
  • Lajme
  • Botë

    Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

    Reporteri
    29 Janar 2025 | 22:43

    Ish-udhëheqësi i Hayat Tahrir al-Sham (HTS), grupi rebel islamik që udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e ish-presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, muajin e kaluar, është emëruar president i Sirisë përkohësisht.

    Emërimi i Ahmed al-Sharaa, i cili ka vepruar si udhëheqës de-fakto i vendit që nga fillimi i dhjetorit, erdhi pas një takimi të krerëve të fraksioneve rebele të mërkurën dhe u njoftua nga një zëdhënës ushtarak.

    Zëdhënësi njoftoi një sërë ndryshimesh të tjera, duke përfshirë shpërndarjen e parlamentit të Sirisë, formimin e një këshilli legjislativ dhe anulimin e kushtetutës së vendit të vitit 2012.

    U shpërndanë edhe agjencitë ushtarake dhe të sigurisë të Sirisë, për t’u zëvendësuar me institucione të reja sigurie dhe ushtri.

    Përveç kësaj, të gjitha fraksionet e armatosura në Siri do të shpërbëhen dhe do të bashkohen me ushtrinë e re kombëtare.

    Sharaa tha se prioritetet e vendit ishin “mbushja e vakumit të pushtetit, ruajtja e paqes civile, ndërtimi i institucioneve shtetërore”.

    Qeveria kalimtare supozohet t’ia dorëzojë pushtetin një qeverie të re në mars, por është e paqartë se si do të menaxhohet tranzicioni./vizionplus

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!