Disa udhëtarë kanë zbarkuar në një shkollë private dhe detyruan stafin që të pezullojnë mësimin.
Këtë mëngjes,mësuesit në shkollën presigjoze në Blackpool u kanë thënë studentëve që të ktheheshin në shtëpi.
Udhëtarët pretendonin se kishin ‘çdo të drejtë’ për të qëndruar në atë vend. Ata parkuan në ambientet jashtë shkollës rreth gjashtë karvanë dhe disa automjete.
Ndërkohë zyrtarët e shkollës po përpiqen ta zgjidhin çështjen dhe të vazhdojnë mësimit si zakonisht.
“Për shkak të prezencës së paautorizuar të udhëtarëve në shkollë, ne duhet ta pezullonim mësimin sot”, njoftoi drejtoresha e shkollës.
Ndërkohë, një grua e quajtur Susan Scott shkruajti në Facebook: “Unë jam një udhëtare, ne kemi çdo të drejtë të qëndrojmë aty dhe nuk ka asnjë shenjë që na ndalon. Ne do të qëndrojmë për 8 javë”.
Prindërit kanë falënderuar stafin që ka kthyer nxënësit në shtëpi para se të ndodhte ndonjë incident.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.