×
  • Lajme
  • Botë

    Ukraina arreston një komandant të lartë të ISIS-it

    Reporteri
    16 Nëntor 2019 | 11:59

    Agjencia kryesore e sigurisë në Ukrainë njoftoi se e ka arrestuar një figurë të rëndësishme të grupit të ashtuquajtur Shtet Islamik.


    Al-Bara Shishani, i cili ka shtetësi gjeorgjiane, u arrestua afër kryeqytetit ukrainas, Kiev, njoftoi përmes një deklarate Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës.

    Në këtë deklaratë thuhet se për arrestimin e këtij personi autoritetet ukrainase kanë bashkëpunuar me CIA-n amerikane dhe Ministrinë e Brendshme të Gjeorgjisë.

    Vika Klimicheva, zëdhënëse e shërbimit shtetëror të sigurisë në Gjeorgji, konfirmoi se ky burrë është duke u mbajtur në Ukrainë dhe se emri i tij i vërtetë është Cezar Tokhosashvili.

    Shishani ka shërbyer si zëvendës i Abu Omar al-Shishani-t, për të cilin Pentagoni kishte thënë se është ministër i luftës i ISIS-it.

    Pasi ai ishte vrarë në vitin 2016, personi tashmë i arrestuar kishte ikur në Turqi dhe me një pasaportë të falsifikuar kishte arritur të udhëtonte në Ukrainë, ku kishte vazhduar të shërbejë për ISIS-in.

    Ai është lindur në Gjeorgji, në rajonin e Kaukazit, pranë kufirit me Rusinë, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!