Ukraina ka rënë dakord me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kushtet e marrëveshjes për mineralet.
Sipas burimeve të Sky News në qeverinë ukrainase, marrëveshja pasi të nënshkruhet, mund të zhbllokojë një partneritet të ri afatgjatë midis Kievit dhe Shtëpisë së Bardhë.
Ky medium raporton se marrëveshja pritet të nënshkruhet shumë shpejt, dhe kjo do të mund të ndodhë gjatë një takimi kokë me kokë mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt dhe homologut amerikan, Donald Trump.
Marrëveshja përcakton kushtet për të krijuar një fond të ri për të investuar në mineralet e Ukrainës, materialet e rralla të tokës dhe burimet e tjera të vlefshme natyrore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.