×
  • Lajme
  • Botë

    Ukraina bombardon qytetin rus, të paktën pesë të vrarë

    Reporteri
    15 Shkurt 2024 | 17:25

    Të paktën pesë persona janë vrarë nga sulmi ajror në qytetin rus të Belgorodit, ka njoftuar guvernatori i rajonit në kufi me Ukrainën. 18 të tjerë janë plagosur nga bombardimet jo fort larg nga kufiri me Ukrainën.

    Zyrtarët rusë kanë deklaruar se sistemet ajrore të mbrojtës kanë rrëzuar 14 raketa ukrainase që u lëshuan në drejtim të Belgorodit.

    Një raketë ukrainase nuk është shkatërruar dhe ka goditur qendrën tregtare.

    Qyteti i Belgorodit ndodhet vetëm 30 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

    Shpesh ka qenë cak i sulmeve nga forcat ukrainase. Nga një sulm me raketë në muajin dhjetor u vranë 25 persona dhe u plagosën 100 të tjerë.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se sivjet forcat e tij do të përqendrohen në sulme në territorin rus me qëllim që t’ua bëjë të parehatshme jetën rusëve, sidomos para zgjedhjeve presidenciale të muajit mars.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!