Një zyrtar ukrainas thotë se ushtrisë së tyre po i mbarojnë edhe municionet ndaj guvernatori rajonal bëri thirrje për ndihmë urgjente ushtarake ndërkombëtare.
Më kritike situata është në rajonin e Mykolaivit, pranë vijës së frontit në jug të vendit.
“Ushtria ruse është më e fuqishme, ka shumë artileri dhe municione. Tani për tani, kjo është një luftë me artileri… dhe ne nuk kemi municione”, tha Vitaliy Kim, shef i ushtrisë në rajonin e Mykolaivit.
“Ndihma e Evropës dhe Amerikës është shumë, shumë e rëndësishme”, shtoi ai.
Ukraina është në bisedime me vendet e tjera për sigurimin e më shumë armatimeve.
Në frontin e lindjes, forcat ukrainase u tërhoqën sërish në “periferinë” e qytetit Severodonetsk pas bombardimeve ruse.
Rusia filloi të rrafshojë zonën me bombardime dhe sulme ajrore, ndaj nuk kishte kuptim që forcat ukrainase të qëndronin. Rusia ka dislokuar në zonë dhjetëfish më shumë trupa dhe armatime.
Predhat ruse goditën një shkollë dhe një ndërtesë administrative ku strehoheshin civilë në qytetin Bakhmut të Ukrainës Lindore. Videoja e publikuar nga policia tregoi forca të emergjencës duke punuar pastruar rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.
Banorët e Slovianskut qëndruan në radhë për të marrë ndihma për fëmijët, ndërsa forcat ruse vazhduan përparimin e tyre drejt Sievierodonestk. Nënat dhe fëmijët që mbeten në qytetin lindor të Ukrainës morën sende dhe ushqime bazë./ abcnews
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.