Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, kryeministri Denys Shmyhal dhe kryetari i parlamentit Ruslan Stefanchuk kanë nënshkruar një deklaratë mbi synimin e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Zelensky tha në Telegram se deklarata e tyre e përbashkët ishte një “sinjal i unitetit të të gjitha degëve të pushtetit” dhe dëshmi se Ukraina ishte e vendosur për të arritur qëllimin e saj strategjik për arritjen e anëtarësimit të plotë në BE.
Presidenti shtoi se rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit nuk duhet të zgjasë vite apo dekada.
“Ne duhet ta mbulojmë këtë rrugë shpejt. Bëjmë pjesën tonë të punës pa të meta”, shtoi ai.
Më herët, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se anëtarësimi në BE ishte ‘në dorë’ për Ukrainën, por i kërkoi vendit të ecë përpara me reformat kundër korrupsionit.
Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE vetëm pesë ditë pas pushtimit të Rusisë më 24 shkurt dhe blloku 27 anëtarësh pranoi kandidaturën e saj më 23 qershor, në një sinjal të fortë mbështetjeje. Por procesi i anëtarësimit mund të zgjasë shumë vite, shkruan BBC.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.