Ukraina po fillon që të shqyrtojë një tërheqje nga dollari amerikan, me mundësi që ta lidhë valutën e vet më ngushtë me euron, në kohën e copëtimit të tregtisë globale dhe shtimit të lidhjeve të saj me Evropën, i ka thënë agjencisë së lajmeve “Reuters” guvernatori i Bankës Qendrore të Ukrainës, Andriy Pyshnyi.
Pranimi i mundshëm në Bashkimin Evropian, një “fuqizim i rolit të BE-së në garantimin e kapaciteteve tona të mbrojtjes, paqëndrueshmëria më e madhe në tregjet globale dhe mundësia e fragmentimit të tregtisë globale” po e detyrojnë Bankën Qendrore që ta rishikojë çështjen nëse euroja duhet të jetë valutë referente për valutën hryvnia të Ukrainës në vend të dollarit, tha guvernatori Pyshnyi.
“Kjo punë është komplekse dhe kërkon përgatitje të gjithanshme e të cilësisë së lartë” – shtoi ai në komentetet më të drejtpërdrejta nga një zyrtar ukrainas për këtë ndryshim të mundshëm, raporton agjencia “Reuters”
Udhëheqësit evropianë, përfshirë ata nga BE-ja, janë zotuar për fuqizimin e ushtrisë ukrainase në mënyrë që ajo të mund të jetë shtyllë e sigurisë në të ardhmen në Ukrainë, por progresi ka qenë i vështirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.