×
  • Lajme
  • Botë

    Ukraina pranon humbjen në qytezën që shërben si qendër logjistike për forcat ukrainase

    Reporteri
    04 Korrik 2024 | 18:08

    Ushtria e Ukrainës ka pranuar se është tërhequr nga pjesë të qytezës kyçe të Çasiv Jarit në rajonin lindor të Donjeckut, përderisa autoritetet thanë se një person u vra nga sulmet në një ndërtesë të gazit në rajonin e Potltavës.

    Një zëdhënës i Forcave të Armatosura të Ukrainës konfirmoi pretendimet e mëhershme të Moskës, duke specifikuar se trupat ruse tani kanë nën kontroll qarkun Kanal në Çasiv Jarit.

    “Zmbrapsja e mbrojtur është miratuar nga komandanti i ushtrisë”, tha zëdhënësi.

    Çasiv Jari ka qenë skenë e luftimeve intensive mes forcave ukrainase dhe atyre ruse që nga muaji prill.

    Kjo qytezë shërben si qendër logjistike për forcat ukrainase, të cilat po përballen me pushtimin e nisur nga Rusia në shkurtin e vitit 2022./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!