×
  • Lajme
  • Botë

    Ukraina thotë se ka marrë kontrollin e një fshati pranë Bakhmutit

    Reporteri
    15 Shtator 2023 | 20:27

    Ushtria e Ukrainës tha të premten se ka rimarrë kontrollin e fshatit Andriivka, rreth 10 kilometra në jug të qytetit Bakhmut të pushtuar nga Rusia, pas luftimeve intensive me trupat ruse.

    Çlirimi i këtij fshati do të përbënte një fitore tjetër në kundërofensivën e Kievit që synon rimarrjen e territorit të kontrolluar nga Moska.

    Autoritetet ruse nuk kanë konfirmuar ose komentuar lidhur me njoftimin.

    Po të premten, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë konfirmoi se një sulm me raketa që kishte në shënjestër qendrën detare të flotës ruse në Detin e Zi në Krime në fillim të kësaj jave mund të ketë dëmtuar rëndë pjesë të këtij objekti.

    Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pritet të vizitojë Uashingtonin javën e ardhshme, ndërsa Kongresi po vazhdon debatet për një ndihmë të re prej 21 miliardë dollarësh për Ukrainën. Zoti Zelenskyy pritet të takohet me Presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork./VOA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!