Kuvendi i Ukrainës ka vendosur me shumicë votash që t’ua heqë imunitetin nga ndjekja ligjore të gjithë deputetëve. Ky ishte njëri nga premtimet e presidentit Volodymyr Zelenskiy në përpjekje për ta çrrënjosur korrupsionin.
Gjatë procesit të votimit që u mbajt të martën, 373 deputetët e përkrahën heqjen e imunitetit, tre abstenuan dhe 28 të tjerë munguan në sallë.
Zelenskiy, i cili ishte i pranishëm në seancë, i kundërshtoi dyshimet se ky vendim do t’i ekspozojë deputetët ndaj përndjekjeve nga ata që janë në pushtet. Para se të fillonte votimi, presidenti tha se heqja e imunitetit nuk nënkupton që ligjvënësit do të jenë përgjegjës për vendimet politike.
“Do të doja t’i largoj të gjitha mitet dhe manipulimet politike. Anëtarët e kuvendit do të vazhdojnë të jenë të mbrojtur. Ata nuk do të jenë përgjegjës për vendimet e tyre politike, votimin apo ndonjë deklaratë publike ose politike”, shtoi presidenti ukrainas.
Ish-humoristi 41 vjeç i fitoi zgjedhjet presidenciale më 21 prill të këtij viti. Tre muaj më vonë, partia e tij “Shërbëtori i Popullit” i fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe i siguroi 254 ulëse në kuvendin me 450 anëtarë, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.