×
  • Lajme
  • Botë

    “Unë ju dua”- përqafon vrasësen e vëllait në gjykatë, përlotë gjithë sallën

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 17:49

    Ka ndodhur një skenë shumë e rrallë në analet e historisë kriminale: një burrë përqafoi vrasësen e vëllait të tij në sallën e gjyqit ku u dënua, duke i uruar asaj të gjitha të mirat, transmeton Reporteri.net.


    Kjo skenë u zhvillua në një sallë gjyqi në Dallas të mërkurën. Në momentet pas dënimit, Amber Guider, një ish oficere e policisë së Dallasit që qëlloi dhe vrau një fqinj me ngjyrë pasi hyri aksidentalisht në banesën e tij. Ajo u dënua me 10 vjet burg.

    “Nëse me të vërtetë ju vjen keq, unë e di … Unë mund të flas në emrin tim, ju fal”, tha Branit Jean para se ta përqafonte vrasësen e vëllait.

    “Dhe unë e di se nëse shkoni te Zoti dhe e kërkoni falje, ai do t’ju falë”. Përsëri, unë flas vetëm në emrin tim, jo ​​në emër të familjes time, por unë ju dua juve, si dhe këdo tjetër.  Unë personalisht dua më të mirën për ju”, me këto fjalë i është drejtuar vëllai i viktimës të akuzuarës para se ta përqafonte atë dhe të shpërthente në lot. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!