Universitetet afgane kanë filluar të rihapen pas pushimit dimëror, por ky semestër i ri është një tjetër kujtesë e dhimbshme për gratë e reja se si bota e tyre po tkurret.
Ministria e Arsimit të Lartë njoftoi në fund të vitit të kaluar se studentet femra do të ndalohen të kthehen në klasë, duke ndryshuar qëndrimet e mëparshme kur vajzave u lejoheshin studimet, raporton BBC, përcjell gazeta online Reporteri.net.
“Tani unë jam një Askush”, tha një studente e vitit të katërt të shkencave kompjuterike.
“Plani im ishte të mbaroja universitetin, të bëja masterin dhe më pas doktoraturën. Doja të punoja dhe t’i shërbeja kombit tim, popullit tim, vendit tim. Nuk mund ta bëj këtë tani”, u shpreh ajo.
Gratë afgane janë ballafaquar me shumë sfida, pasi talebanët në mënyrë të vazhdueshme i shkelin të drejtat dhe liritë e tyre, duke i larguar ato nga hapësira publike.
Vajzat veçse ishin përjashtuar nga shkollat e mesme vitin e kaluar përpara se qeveria të aplikonte të njëjtin ndalim edhe për studimet e larta, në universitet.
Disa zyrtarë talebanë thonë se kjo është e përkohshme. Ata kanë japur shpjegime të ndryshme për të, nga shkeljet e pretenduara të një kodi të rreptë të veshjes, tek mungesa e fondeve, tek nevoja për të rimodeluar planprogramin sipas linjave islame. /Reporteri.net/.