×
  • Lajme
  • Botë

    Uragani “Dorian” godet Floridan, shkon në 7 numri i të vdekurve

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 7:57

    Është rritur bilanci i viktimave nga uragani ‘Dorian’, duke e çuar numrin e të vdekurve në 7.


    Siç raportohet nga Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, uragani është dobësuar duke rënë në kategorinë 2 të fortësisë.

    Po sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve ‘Dorian’ ka prekur brigjet lindore të Floridas të martën në mbrëmje me erëra që arrijnë shpejtësi deri në 177 km/h.

    Uragani Dorian për disa ditë me rradhë goditi Bahamas-in duke sjellë një shkatërrim masiv ashtu siç do ta shikoni edhe në fotot e mëposhtme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!