×
  • Lajme
  • Botë

    Uragani Dorian: Qindra persona evakuohen nga Bahamas

    Reporteri
    07 Shtator 2019 | 17:08

    Uragani që përfshiu ishujt më herët këtë javë, ka shkaktuar dëme të mëdha si dhe krizë humanitare. Numri zyrtar i viktimave ka shkuar në 43 të premten, por pritet të rritet ende, raportojnë mediat lokale.

    Qendra Kombëtare e Uraganeve e Shteteve të Bashkuara tha se stuhia po lëviz drejt bregdetit të Atlantikut në SHBA, me erëra deri në 184 kilometra në orë.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, “po e monitoron nga afër” situatën, tha Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate.

    “Presidenti u kërkon të gjithë banorëve të Xhorxhisë, Karolinës së Jugut, Karolinës së Veriut dhe Virxhinisë që të ndjekin udhëzimet e zyrtarëve të tyre vendorë këtë javë”, thuhet në deklaratë, transmeton Radio Evropa e Lirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!