×
  • Lajme
  • Botë

    Uragani “Ida” në New York, humbin jetën 25 persona

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 20:35

    New York shpalli gjendjen e emergjencës me afrimin e uraganit të fuqishëm Ida, që ka sjellë reshje të dendura e përmbytje masive.


    Teksa ka përshkuar territore të gjera të lindjes së vendit, duke nisur nga Luiziana ku shkaktoi dëme katastrofike, uragani ka thelluar në 25 bilancin e viktimave në New York dhe New Jersey.

    Fuqia e erërave ka rënë, por sasia e reshjeve ka shënuar rekorde. Në një orë, niveli i ujit në New York arriti në 20 centimetra, duke përmbytur shumë rrugë.

    Shumë drejtues automjetesh u gjendën të papërgatitur në një situatë të tillë, ndërsa gjetën mënyra nga më të ndryshmet për të shpëtuar.

    Pjesa më e madhe e metrosë së New Yorkut ka pezulluar punën, pasi shumë stacione u përmbytën.

    Ujërat përmbytën edhe katet e para të dhjetëra shtëpive. Ashtu si në Luiziana, edhe në Neë York e New Jersey, shkatërrimet e uraganit janë të konsiderueshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!