Në Mitrovicë të Veriut janë shfaqur pankarta ku i urohet fitorja, Donald Trumpit, i cili po rikthehet në Shtëpinë e Bardhë pasi humbi zgjedhjet më 2020.
Pankarta janë shfaqur në sheshin “Car Llazar”.
Krahas fotografisë së Trumpit, ishte shfaqur flamuri serb dhe ai amerikan dhe me shkronja cirilike shkruhej “Urime fitorja President!”, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Në fjalën e tij të sotme, pas shpalljes së fitores në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Trump tha se Amerika po hyn në një epokë të artë.
“Faleminderit popullit amerikan që më bëtë nderin të jem presidenti i 47-të i këtij vendi”. Unë do të luftoj për çdo qytetar, familje dhe të ardhme, me çdo frymëmarrje të trupit tim, nuk do të pushoj derisa t’ua japim një Amerikë të fortë fëmijëve tanë që e meritojnë atë”, tha Trump gjatë një fjalimi para mbështetësve të tij në selinë e fushatës në West Palm Beach, Florida. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.