Ursula von der Leyenu u emërua zyrtarisht si presidente e Komisionit Evropian.Pro emërimit të saj votuan 383 ligjëvënës evropianë, 327 e kundërshtuan dhe 22 abstenuan.
Von der Leyen, e cila ka shërbyer si ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë, të martën, iu drejtua Parlamentit Evropian, për të bindur deputetët që e meriton këtë funksion, raporton REL.
Ajo u kritikua për mënyrën se si u propozua emri i saj për këtë post, pasi që nuk ishte e pranishme në fushatën evropiane parazgjedhore, dhe as në mesin e kandidatëve që u janë paraqitur votuesve evropianë për të kryesuar Komisionin Evropian.
Komisioni Evropian është organi kryesor ekzekutiv i BE-së. Ky institucion ka 28 komisionerë, numër ky i barabartë me vendet anëtare të BE-së. Secili vend propozon një komisioner.
Deri më tani pozitën e presidentit të Komisonit Evropian e ka mbajtur, Jean Claud-Juncker.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.