Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka deklaruar se do të vizitojë Ballkanin Perëndimor para fundit të muajit shtator.
Sipas saj, kjo vizitë do të zhvillohet për të treguar mbështetjen në procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Para fundit të muajit, do udhëtoj në Ballkan për të përçuar angazhimin tonë për anëtarësimin në BE. Ne ia kemi detyrim këtë të rinjve, që besojnë në të ardhmen evropiane. Ne po rrisim investimet në Ballkanin Perëndimor me rreth një të treten e prodhimit të brendshëm bruto të rajonit. Investimi në të ardhmen e Ballkanit është një investim për BE-në,” ka thënë Von der Leyen.
Në fjalimin e saj vjetor mbi gjendjen e Bashkimit Evropian para Parlamentit të BE –së Von der Leyen tha se BE do të rrisë investimet në Ballkanin Perëndimor.
“Ne po rrisim investimet në Ballkanin Perëndimor me rreth një të treten e prodhimit të brendshëm bruto të rajonit. Investimi në të ardhmen e Ballkanit është një investim për BE-në”, ka theksuar presidentja e KE.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.