×
  • Lajme
  • Botë

    Ushtarët rusë marrin peng komandantin e tyre

    Reporteri
    02 Korrik 2022 | 23:37

    Inteligjenca ukrainase përgjoi një bisedë telefonike mes një ushtari dhe gruas së tij, ku ky i fundit i tregon asaj për një numër të madh të plagosurish dhe për ndalimin e një komandanti që tentoi të ikte nga vija e frontit.

    Shërbimi për shtyp i Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës publikoi përgjimin në Telegram.

    “Batalioni i katërt, komandantin e kanë zënë rob, e kanë detyruar të rrijë me ta që të mos ikë, kanë shumë të plagosur, dje i kemi ngarkuar edhe makinat, janë gati të arratisen, është dhënë urdhër dje, më shumë se njëzet rusë të plagosur u morën”, dëgjohet të thotë ai. /abcnews/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!