Trupat e Shteteve të Bashkuara kanë kaluar në Irak nga Siria përmes pikës kufitare Sahela në provincën veriore të Dohuk.
Imazhet me video të Reuters shfaqin automjete të blinduara që transportonin trupat e tërhequr nga Siria duke hyrë në Irak, transmeton në shqip, Reporteri.net
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Mark Esper tha të shtunën se të gjithë 1.000 trupat që u tërhoqën nga Siria veriore pritet të transferohen në Irakun perëndimor për të vazhduar fushatën kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe “për të ndihmuar në mbrojtjen e Irakut”.
Të enjten, Turqia ra dakord në bisedime me nënkryetarin e SHBA-ve, Mike Pence për një pauzë pesë ditore në Sirinë verilindore për të lejuar kohën që luftëtarët kurd të tërhiqeshin në një “zonë e sigurt”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.