Ushtria izraelite thotë se ka bombarduar shtëpinë e liderit politik të grupit militant palestinez Hamas, Yahya Sinwar, në një valë sulmesh ajrore në Rripin e Gazës.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, sulmet ajrore izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën 26 persona herët të dielën, thanë zyrtarët atje.
Militantë qëlluan më shumë raketa në drejtim të Izraelit, duke bërë që njerëzit të largoheshin për strehim.
Israel Bombs House Of Top Hamas Leader And Its Gaza Chief Yahya Sinwarhttps://t.co/bS4sMhYENF
— Swarajya (@SwarajyaMag) May 16, 2021
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka potencuar se do të vazhdojë “t’iu përgjigjet me forcë”, sulmeve të raketave, derisa konflikti me palestinezët në Gaza hyn në ditën e shtatë.
Një takim i Këshillit të Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të zhvillohet më vonë të dielën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.