Ushtria izraelite ka publikuar një video që thotë se tregon forcat e saj tokësore në Gaza.
Por këtë pretendim, BBC thotë se nuk e ka verifikuar ende.
Pamjet, më poshtë, tregojnë dhjetëra tanke dhe automjete të tjera izraelite.
Video activity of the IDF Ground Forces in Gaza. pic.twitter.com/FWt0pFO53q
— Israel Defense Forces (@IDF) October 28, 2023
BB thotë se po punon për të verifikuar videon – më e rëndësishmja, ku është xhiruar dhe nëse këto automjete kanë kaluar nga Izraeli në Gaza, përcjell Telegrafi.
Pak më herët sot, zëdhënësi ushtarak i Izraelit tha se forcat e tij ishin “ende në terren”, pa dhënë më shumë detaje.
Ndërkohë, natën e kaluar, Izraeli tha se forcat e tij tokësore po “zgjeronin operacionet”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.