Ushtria izraelite publikon për herë të parë fotot e fëmijëve që po mbahen peng nga Hamasi.
“Bota feston Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, por 40 fëmijë mbahen peng nga terroristët në Gaza”, shkruhet në postim.
Ato bëjnë me dije se po përpiqen që këto fëmijë të dërgohen në shtëpitë e tyre.
“Fëmijët që panë familjet e tyre të vrarë para syve. Fëmijë që humbën pafajësinë. Fëmijë të mbajtur ende peng nga kasapët gjakatarë. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi derisa të gjithë të kthehen në shtëpitë e tyre”, shtojnë ata.
As the world celebrates #WorldChildrensDay , 40 children are being held hostage by terrorists in Gaza.
Children who had to watch their families murdered before their eyes.
Children who had their innocence ripped away from them.
Children who are still held hostage by savage… pic.twitter.com/H2ARmGy4Th
— Israel Defense Forces (@IDF) November 20, 2023
Izraeli shpreson që një numër i konsiderueshëm pengjesh mund të lirohet nga Hamasi në ditët në vijim.
Më herët, Reuters raportoi më 15 nëntor se ndërmjetësit e Katarit po kërkonin një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për të shkëmbyer 50 pengje me një armëpushim tre-ditor. Sipas zyrtarit, aktualisht është rënë dakord parimisht, por Izraeli vazhdon të negociojë detajet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.