Izraeli po “punon ngushtë” me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën, tha zëdhënësi ushtarak izraelit, Daniel Hagari, duke shtuar se të tre “vepruan sonte” gjatë sulmeve iraniane, shkruan CNN, përcjell Reporteri.net.
“Ne po punojmë ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën që vepruan sonte. Ky partneritet ka qenë gjithmonë i ngushtë, por sonte u shfaq në një mënyrë të pazakontë,” tha Hagari.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të takohet me udhëheqësit e G7 të dielën “për të koordinuar një përgjigje të bashkuar diplomatike ndaj sulmit të pacipë të Iranit”, sipas një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, përcjell Reporteri.net.
“Ne do të qëndrojmë në kontakt të ngushtë me udhëheqësit e Izraelit”, thuhet në deklaratën e Biden.
“Dhe ndërsa nuk kemi parë sulme ndaj forcave apo objekteve tona sot, ne do të mbetemi vigjilentë ndaj të gjitha kërcënimeve dhe nuk do të hezitojmë të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë.”/Reporteri.net/
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Biden do të takohet sot me liderët e G7
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.