×
  • Lajme
  • Botë

    Ushtria izraelite thotë se Irani ka nisur më shumë se 100 dronë drejt Izraelit

    Reporteri
    14 Prill 2024 | 0:12

    Një zyrtar ushtarak izraelit tha në një konferencë të shtunën mbrëma se më shumë se 100 dronë ishin nisur drejt Izraelit nga Irani.

    Ai tha se po ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të mbrojtur vendin.

    Zyrtari shtoi se dronët pritej të mbërrijnë në orët në vijim. Dhe më shumë valë dronësh janë të mundshme me kalimin e kohës, shtoi zyrtari.

    Irani ka nisur sulme me dronë drejt Izraelit, ka thënë të shtunën në mbrëmje Forca e Mbrojtjes e Izraelit.

    Tash e disa ditë Irani ka kërcënuar me hakmarrje kundër Izraelit për një sulm në konsullatën iraniane në Siri më 1 prill, në të cilin u vranë shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare, duke përfshirë dy gjeneralë dhe duke shkaktuar frikë se një klimë tashmë e paqëndrueshme në Lindjen e Mesme, me Izraelin dhe Hamasin në Gaza në luftë, shpejt mund të zgjerohet më tej.

    Ndërkaq, zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se sulmi i Iranit ndaj Izraelit pritet të zgjasë për disa orë.

    Presidenti amerikan Joe Biden është në Shtëpinë e Bardhë dhe vazhdimisht po informohet në lidhje me situatën.

    Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se pozicioni i presidentit është në përkrahje të sigurisë së Izraelit dhe se SHBA-ja do të qëndrojë përkrah popullit izraelit dhe do të përkrahë mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve të Iranit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!