×
  • Lajme
  • Botë / Lufta në Lindjen e Mesme

    Ushtria izraelite thotë se vranë komandantin e Hamasit në Jabalia dhe 50 pjesëtarë të tjerë

    Reporteri
    31 Tetor 2023 | 19:29

    Zëdhënësi Daniel Hagari tha se forcat izraelite kanë marrë nën kontroll një “fortesë” të Hamasit në Jabalia perëndimore duke vrarë komandantin e Hamasit, Ebrahim Biari.

    Ushtria e përshkroi Biarin si komandantin e batalionit qendror Jabalia që mbikëqyrte luftimet në të gjithë Gazën veriore, ka raportuar Al Jazeera.

    Hagari tha se forcat izraelite vranë rreth 50 pjesëtarë të Hamasit gjatë ditës së fundit.

    Hamasi nuk iu përgjigj menjëherë pretendimit, i cili erdhi menjëherë pasi ministria e brendshme e Gazës tha se një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia kishte vrarë dhe plagosur qindra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!