Ushtria izraelite tha se po godiste objektivat e Hezbollahut në Bejrut në orët e para të së mërkurës, duke deklaruar se aftësitë e saj operacionale nuk janë prekur nga sulmet raketore të Iranit.
Shpërthime u dëgjuan në Bejrut në orët e para të së mërkurës, me zjarr dhe tym të dukshëm përgjatë horizontit të qytetit, pasi ushtria izraelite konfirmoi se po godiste “objektivat e Hezbollahut”.
Më herët, banorët në disa zona të periferive jugore të kryeqytetit libanez u paralajmëruan të evakuonin shtëpitë e tyre.
Në një postim në X, zëdhënësi i IDF-së, Avichay Adraee paralajmëroi banorët se ata ishin “afër objekteve dhe interesave që i përkasin Hezbollahut”.
#عاجل ‼️ انذار عاجل إلى سكان الضاحية الجنوبية وتحديدًا المتواجدين في المبنى المحدد في الخارطة في حي حدث الغرب
⭕️أنتم متواجدون بالقرب من منشآت ومصالح تابعة لحزب الله حيث سيعمل ضدها جيش الدفاع على مدى الزمني القريب
⭕️من أجل سلامتكم وسلامة أبناء عائلتكم عليكم اخلاء هذا المبنى… pic.twitter.com/g365UBcIod— افيخاي ادرعي (@AvichayAdraee) October 2, 2024
Kjo vjen pasi Irani lëshoi të paktën 180 raketa në drejtim të Izraelit të martën mbrëma, e fundit në një seri sulmesh të përshkallëzuara në rajon.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua për hakmarrje për breshërinë e sulmeve të Iranit, duke e quajtur atë një “gabim të madh”.