×
  • Lajme
  • Botë

    Ushtria turke hyn në Siri, fillon patrullime të përbashkëta me ushtrinë amerikane

    Reporteri
    09 Shtator 2019 | 15:13

    Automjetet ushtarake turke kaluan dje në Siri për të zhvilluar patrullime të përbashkëta, që të krijohet një zonë sigurie përgjatë rajonit kufitar të kontrolluar kryesisht nga kurdët.


    Automjetet me flamuj turq u bashkuan me ata me flamuj amerikanë në Siri rreth 15 kilometra në lindje të qytetit kufitar turk Akkakale.

    Rajoni në lindje të lumit Eufrat kontrollohet kryesisht nga forcat kurde IPG, aleatët amerikanë që Turqia i konsideron si terroristë sepse ata kanë lidhje me pakicën kurde në Turqi.

    Pas negociatave intensive, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara kanë krijuar qendra të përbashkëta operative, por deri më tani nuk kanë rënë dakord për gjerësinë e zonës së sigurisë dhe strukturën komanduese të forcave që veprojnë atje. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!