×
  • Lajme
  • Botë

    Ushtria ukrainase rrëzon dronë nga barkat amerikane

    Reporteri
    05 Korrik 2024 | 18:09

    Barka patrulluese, me të cilat ushtria ukrainase është furnizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë dislokuar në lumin Dnjepër, për të mbrojtur kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, nga sulmet me raketa dhe me dronë.

    Kjo është barkë amerikane nga projekti “Sea Ark”. Është afër 11 metra e gjatë. Është e shpejtë dhe e shkathët, dhe mund të lundrojë me shpejtësi prej gati 60 kilometrash në orë, që është shpejtësi e mirë mbi ujë”, thotë Oleksandr Kovalenko, Komandant i barkës.

    Armët e barkës mund të rrëzojnë dronët Shahed, të projektuar në Iran./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!