Një zyrtar i një partie lokale është qëlluar për vdekje nga një ushtar në pjesën jugore të Bejrurit, duke u bërë viktima e parë e protestave masive që nisën para gati një muaji.
Ushtria e Libanit njoftoi se vrasja ndodhin në zonën Khalde të martën në mbrëmje, kur një ushtarë u përpoq ta shpërndante turmën e protestuesve duke bërë të shtëna paralajmëruese në ajër me ç’rast e qëlloi politikanin. Ushtari është arrestuar dhe hetimet për këtë rast kanë nisur.
Ky rast pritet t’i shtojë tensionet mes protestuesve dhe elitës politike në vendin e goditur nga trazirat. Protestat vazhduan të martën para kësaj vrasjeje pas fjalimit të presidentit libanez që protestuesit e cilësuan si provokues, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
“Nëse njerëzit nuk janë të kënaqur me ndonjërin nga liderët e mirë, atëherë lërini ata të imigrojnë”, tha presidenti Michel Aoun gjatë një interviste, në të cilën bëri thirrje që protestuesit të jenë të durueshëm.
“Jemi duke punuar ditë e natë për ta kthyer situatën në gjendjen normale. Nëse ata vazhdojnë në këtë mënyrë, do të ketë katastrofë. Nëse ndalen, atëherë ka hapësirë për ne që t’i rregullojmë gjërat”, shtoi ai.
Protestuesit po e kërkojnë largimin e elitës politike të ardhur në pushtet pas luftës civile. Ata po i akuzojnë politikanët se janë pasuruar për vete, por nuk i kanë përmirësuar shërbimet publike dhe nuk e kanë zhvilluar ekonominë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.