×
  • Lajme
  • Botë

    Vajza e gjeneralit iranian mesazh Trumpit: SHBA do të jetojë ditë të zeza

    Reporteri
    06 Janar 2020 | 18:59

    Dhjetëra mijëra iranianë vërshuan sot në rrugët e Teheranit për ceremoninë e varrimit të gjeneralit të Forcës së Përgjithshme al-Quds Qassem Soleimani, i cili u vra nga një sulm amerikan në Bagdad të premten.


    Ndërkohë, vajza e Suleimanit duke ju drejtuar turmës së mbledhur kërcënoi se SHBA dhe aleati i tyre, Izraeli, do të jetojnë “ditë të zeza”.

    “Familjet e ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme do të kalojnë ditët e tyre duke pritur vdekjen e fëmijëve të tyre,” paralajmëroi vajza e gjeneralit të vrarë, ndërsa turma brohoriste “Vdekje për Amerikën”.

    Dhe në TV shtetëror ajo e rriti dozën:

    “Trump i çmendur, mos mendoni se gjithçka ka përfunduar me martirizimin e babait tim.Për amerikanët, ditë të zeza do të vijnë” tha vajza e komandantit ushtarak iranian Qassem Soleimani, Zeinab Soleimani.

    Duke theksuar nevojën për hakmarrje të menjëhershme ndaj Shteteve të Bashkuara, ajo e quajti Trump njësoj si babai i saj, një “kumarxhi”.

    “Ju keni bërë një gabim historik – shtoi ajo – nuk do të jeni në gjendje të mbillni mosmarrëveshje midis Iranit dhe Irakut”.

    Të shtunën, ajo gjithashtu bëri pyetjen “kush do të marrë hak për vdekjen e babait tim”?

    Presidenti iranian Hassan Rouhani iu përgjigj: “Të gjithë ne”.

    Turma në Teheran, për të cilën media shtetërore tha se numëronte në miliona, kujtoi masat që u mblodhën në 1989 për varrosjen e themeluesit të Republikës Islamike, Ayatollah Ruhollah Khomeini.

    Soleimani ishte një hero kombëtar në Iran – madje edhe për shumë njerëz që nuk e konsiderojnë veten mbështetës të pushtetarëve klerikë të Iranit.

    Vrasja e Soleimanit, arkitekti i Iranit për të shtrirë ndikimin në Lindjen e Mesme, ka ngjallur shqetësim në mbarë globin se një konflikt i gjerë rajonal mund të shpërthejë.

    Së bashku me Soleimanin sot u varros edhe udhëheqësi i milicisë irakiane Abu Mahdi al-Muhandis, i cili gjithashtu vdiq në sulmin e së premtes në Bagdad.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!