Vajza e ish-presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov, për një periudhë i shumë pushtetshëm përpara se të humbiste privilegjet dhe të burgosej, ka pohuar se i ka paguar mbi një miliard euro shtetit për lirimin e saj nga burgu.
Gulnara Karimova, 46 vjeçe, vajza e madhe e presidentit, i cili vdiq në 2016 pas më shumë se një çerek shekulli në pushtet, u dënua në 2017 me 10 vite burg për mashtrim me tatimet, përvetësim dhe fshehje të parave në prerje të huaja që arrijnë shuma marramendëse.
Vitin e kaluar, dënimi për të u dha për pesë vite arrest shtëpiak, por Karimova u dërgua në mars në burg për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit, pas mosrespektimit të arrestit shtëpiak dhe refuzimit për t’i paguar dëmshpërblim shtetit.
Në një mesazh të publikuar në Instagram të dielën, Gulnara Karimova i kërkoi falje popullit të këtij vendi të Azisë Qendrore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.