×
  • Lajme
  • Botë

    Vajza gjen prindërit biologjikë pas 20 vitesh, i kishte humbur të atit kur ishte e vogël në një tren

    Reporteri
    03 Shtator 2019 | 21:24

    Një vajzë që dyshohet se ishte rrëmbyer në një tren në moshën katër vjeç, më në fund u bashkua me prindërit e saj – njëzet vjet më vonë.


    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Yulia Gorina, e cila po udhëtonte me tren nga Minsk, Bjellorusi për në Asipovichy në Rusi me babanë e saj.

    Ajo u raportua se u rrëmbye nga një burrë dhe një grua për të cilën pretendohet se ishin fshehur nga policia dhe ajo përfundoi në një jetimore para se prindërit e saj kujdestarë ta adoptonin.

    Por ndodhi që ajo takoi të dashurin e saj, Ilya Kryukov, 31 vjeç, që ndihmoi në kërkimin dhe gjetjen e prindërve të saj.

    Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet të cilat tregojnë se nëna dhe babai i saj në lot ndërsa takojnë vajzën e tyre të humbur gjatë.

    “Unë gjeta jo vetëm nënën dhe babanë tim në Bjellorusi, por edhe vëllain Dmitry dhe motrën e madhe Nadezhda (Nadya)”, ka thënë ajo.

    Yulia ende jeton në Ryazan ku u gjet në një mur anësor hekurudhor në vitin 1999.

    Nëna e saj biologjike Lyudmila tha: “Njëzet vjet është si një jetë e tërë, por ne kurrë nuk humbëm shpresën, besuam – dhe kështu e gjetëm njëri-tjetrin”.

    Bëhet e ditur se ribashkimi emocional ndodhi në një stacion policie në vendbanimin Marjina Horka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!