×
  • Lajme
  • Mjekësi
  • Botë

    Vaksina anti-COVID për fëmijët nën moshën 5 vjeç mund të jetë gati në muajin shkurt

    Reporteri
    01 Shkurt 2022 | 13:03

    Vaksina kundër COVID-19, mund të jetë e disponueshme për fëmijët nën moshën 5-vjeç, në fund të muajit shkurt.

    Prodhuesit e vaksinës, Pfizer dhe BioNTech, janë në pritje për ta dërguar kërkesën për përdorim emergjent te Administrata e Ushqimit dhe Barërave më së largu të martën.
    Vaksina kundër COVID-19, mund të jetë vaksina e parë e disponueshme për fëmijët nga 6 muaj deri në 5-vjeç, shkruan Washington Post, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas punëtorëve të kompanisë Pfizer dhe BioNTech, të cilët folën në kushte anonimiteti, FDA iu ka kërkuar kompanive të dorëzojnë aplikacionin në mënyrë që rregullatorët të mund të fillonin shqyrtimin e të dhënave të dyfishta.

    Në dhjetor, Pfizer dhe BioNTech njoftuan se dy doza të vaksinës tek fëmijët 2, 3 dhe 4 vjeç nuk shkaktuan një përgjigje imune të krahasueshme me atë që u krijua tek adoleshentët dhe të rriturit. Por regjimi i dyfishtë krijoi një përgjigje imune mbrojtëse tek fëmijët 6 muajsh deri në 2 vjeç. Kjo ishte kur prodhuesit e barnave shtuan një injeksion të tretë në provim për të përmirësuar reagimin imunitar.

    Sipas të dhënave të përditësuara, thuhet se vaksina ka një profil të mirë sigurie tek fëmijët e vegjël dhe tregoi një aftësi për të parandaluar një numër të konsiderueshëm të rasteve me Covid-19.

    Por ekspertët e jashtëm ishin të etur për të parë ndonjë të dhënë të re që tregon se sa efektive ishte vaksina.

    Disa fëmijë të moshës mes 6 muajsh dhe 5 vjeç morën dy doza të vaksinave 3 mikrogram e që është një e dhjeta e dozës së dhënë për të rriturit, me një distancë prej tre javësh. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!