×
  • Lajme
  • Botë

    Vaksina e Pfizer mbërrin në Ballkan, Serbia nis vaksinimin javën e ardhshme

    Reporteri
    23 Dhjetor 2020 | 9:17

    Vaksina e zhvilluar nga Pfizer dhe Biontech ka mbërritur në Serbi.


    Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet shëndetësore serbe, të cilat e kanë konsideruar të sotmen një ditë të shkëlqyer për vendin. Serbia ka magazinuar rreth 5 mijë dozat e para të vaksinës Pfizer duke u bërë kështu vendi i parë i Ballkanit që siguron një vaksinë ndaj koronavirusit.

    Duke folur nga Instituti i Virologjisë dhe Vaksinave, i njohur si “Torlak”, sekretari shtetëror në ministrinë e Shëndetësisë, Mirsad Djerlek, tha se fushata fillestare e imunizimit do të nisë nga java e ardhshme. Ndër të tjera eksperti ka shtuar se nga janari, Serbia pret dhe 24 mijë doza të tjera. Zyrtarët e Beogradit thanë se janë ne negociata edhe me shkencëtarët e Rusisë për të importuar vaksinën e tyre të quajtur “Sputnik V” si dhe me kompani kineze, por nuk dhanë shumë detaje.

    Qeveria serbe nuk bëri me dije çmimin që kishte paguar për blerjen e vaksinës nga Pfizer. Ndërkaq kujtojmë se javën e kaluar rregullatori mjekësor serb aprovoi vaksinën e zhvilluar nga Pfizer dhe Biontech për përdorim të popullatës serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!