×
  • Lajme
  • Botë

    Vaksinë me detyrim, infermierja: Më mirë iki nga puna, vendos unë për trupin tim

    Reporteri
    04 Shtator 2021 | 11:11

    Refuzimi i vaksinës me detyrim nga një infemiere në spitalin “Attikon” është kthyer në temë dite në Greqi.


    E reja ka reaguar pas ultimatumit të ministrisë sipas të cilit do të pezullohen nga puna ata që nuk duan të bëjnë vaksinën anti-Covid.

    Duke folur për “Mega”, ajo shprehet se më mirë preferon të largohet nga puna se sa të bëjë vaksinën me detyrim.

    “Është një ndërhyrje në çështjet shëndetësore, e cila nuk mund të bëhet pa miratimin e atij që i përkët trupi. Më mirë largohem nga puna se sa të bëj vaksinën me detyrim”, tha ajo.

    “Unë nuk jam kundër vaksinave. I kam vaksinuar fëmijet e mi me vaksina të ndryshme, por që janë të testuara, kjo e Covid-19 nuk është e testuar ende”, vijoi ajo.

    Greqia ka pezulluar rreth 6 500 punonjës spitalesh pasi nuk kanë bërë vaksinën anti-Covid siç urdhëroi ministria e Shëndetësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!