×
  • Lajme
  • Botë

    Varianti i coronavirusit mbërrinë edhe në Madeira të Portugalisë

    Reporteri
    27 Dhjetor 2020 | 23:21

    Varianti i ri i koronavirusit i lidhur me një rritje të shpejtë të infeksioneve në Britani është zbuluar në ishullin Portugez të Madeira.


    Në një deklaratë të dielën, autoriteti rajonal i mbrojtjes civile tha se varianti i ri ishte “zbuluar tek udhëtarët që mbërritën në Madeira nga Mbretëria e Bashkuar” por nuk përcaktoi sa njerëz ishin infektuar ose kur rastet u gjetën.

    Portugalia, me pak më shumë se 10 milion njerëz, ka raportuar 6,619 vdekje dhe gjithsej 394,573 infeksione. Pas një vale të parë relativisht të butë, rastet u rritën ndjeshëm në të dytën, megjithëse ato janë lehtësuar kohët e fundit.

    Në përgjigje të variantit të ri, dhe Portugalia njoftoi javën e kaluar se po mbyllte kufijtë për udhëtarët në Britani, përveç atyre që janë regjistruar tashmë si banorë dhe shtetas portugezë që jetojnë në Britani, shkruan Reuters.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!