Varianti Kent i koronavirusit që është përhapur në Britaninë e Madhe duket se po pëson disa ndryshime të reja ‘shqetësuese’, thonë shkencëtarët, raporton BBC
Testet në disa mostra tregojnë një mutacion, të quajtur E484K, i parë tashmë në Afrikën e Jugut dhe variante të Brazilit që janë shqetësuese.
Megjithëse ky ndryshim mund ta zvogëlojë efektivitetin e vaksinës, ato aktuale që përdoren ende duhet të funksionojnë, thonë ekspertët.
Britania e Madhe tashmë ka rritur masat për ta kontrolluar përhapjen e varianteve të reja, shkruan Express.
Testimi urgjent për variantin e Afrikës së Jugut po fillon në pjesë të Anglisë dhe kufizimet e udhëtimit janë futur për të ndaluar më shumë raste që hyjnë nga jashtë.
Ekspertët që punojnë me Shëndetin Publik në Angli kanë gjetur vetëm disa raste të variantit me mutacionin E484K në Britaninë e Madhe, që u vërejt në 11 nga 214,159 mostra që ata testuan.
Nuk është e papritur që variantet po shfaqen ose që do të vazhdojnë të ndryshojnë – të gjitha viruset mutohen ndërsa bëjnë kopje të reja të tyre për t’u përhapur.
Dr Julian Tang, një ekspert i viruseve në Universitetin e Leicesterit, e përshkroi gjetjen si “një zhvillim shqetësues, megjithëse jo plotësisht befasues”.
Ai tha se është e rëndësishme që njerëzit t’i ndjekin rregullat e izolimit dhe t’i ulin rastet e koronavirusit për të parandaluar mundësitë që virusi të shndërrohet më tej.
“Përndryshe jo vetëm që virusi mund të vazhdojë të përhapet, por gjithashtu mund të evoluojë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.