Varianti Omicron ka të ngjarë të bëhet lloji më dominues gjatë muajve të ardhshëm në Europë, duke përbërë më shumë se gjysmën e rasteve të Covid-19, sipas një dokumenti nga Qendra Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).
Bazuar në modelet matematikore të zhvilluara nga ECDC, ka të dhëna se Omicron ka të ngjarë të shkaktojë më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve të SARS-CoV-2 në muajt e ardhshëm në Europë.
Ekspertët ende nuk e dinë se sa ngjitës është varianti i ri, por proteina spike e virusit – e cila lidhet me qelizat njerëzore përbëhet nga mutacione të cilat janë më të transmetueshme dhe rrezikojnë ti shpëtojnë mbrojtjes së vaksinave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.