×
  • Lajme
  • Botë / Lufta në Gaza

    Varreza masive dhe qese me trupa të vdekurish në spitalin al-Shifa të Gazës

    Reporteri
    05 Qershor 2024 | 13:52

    Pasi forcat izraelite u tërhoqën nga kompleksi i spitalit al-Shifa në qytetin e Gazës më 1 prill, palestinezët mbetën të shtangur nga ato që panë nën rrënojat e spitalit, raporton BBC.

    Gjatë tetë muajve luftë, spitalet kanë qenë cak i sulmeve të vazhdueshme. Izraeli insistonte se spitalet po përdoreshin si baza nga Hamasi; diçka që është mohuar nga grupi.

    Mirëpo ngjarjet në al-Shifa – dikur spitalin më të madh dhe më të pajisurin në Rripin e Gazës – kanë qenë më dramatiket, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Gjatë dy javëve të bastisjeve, Izraeli ka deklaruar se ka vrarë 200 terroristë dhe ka arrestuar 900 të tjerë pa vrarë asnjë civil.

    Por në javët e fundit, katër varreza masive janë gjetur në kompleksin e spitalit. Ekipet palestineze kanë njoftuar se kanë gjetur qindra trupa të vdekurish.

    “Kemi nxjerrë martirët, shumë prej tyre janë të dekompozuar dhe plotësisht të paidentifikueshëm”, thotë Rami Dababesh nga mbrojtja civile e palestinezëve.

    “Kemi gjetur truat e grave, fëmijëve dhe të tjerë pa kokë dhe pa pjesë të tjera të trupit”, ka shtuar ai.

    Ekipi ka fotografuar dhe incizuar trupat për të dokumentuar më shumë rreth asaj që ka ndodhur në spitalin al-Shifa.

    Këshilli i Sigurimit të OKB-së është shprehur i shqetësuar për zbulimin e varreve masive.

    Bashkë me SHBA-në dhe BE-në, ka bërë thirrje për hetim të pavarur për krimet e mundshme të luftës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!