Babai migrant dhe vajza e tij që u mbytën në lumin e Rio Grandes duke u përpjekur të kalonin Shtetet e Bashkuara u varrosën Slvador, vendin e tyre të lindjes, transmeton Reporteri.net.
Oscar Martinez, 25 vjeç dhe vajza e tij 23-vjeçare, Angela Valeria, u varrosën një javë pasi një foto shqetësuese e trupave të tyre që lundronin përmes lumit e tronditi botën.
Ata janë varrosur në pjesën jugore të San Salvadorit në praninë e rreth 200 të afërmve dhe miqve. Agjencia e lajmeve Associated Press raporton se gazetarët nuk u lejuan të përcillnin funeralin.
Të dy u mbytën në lumin Rio Grande duke u përpjekur të kalonin nga Meksika në Teksas. Martinez e la vajzën përgjatë lumit dhe u kthye në bregun tjetër për të ndihmuar gruan e tij. Vajza pastaj ra në ujë, dhe ai u përpoq ta shpëtonte, por rrymat e forta të ujit u morën jetën të dyve. E gjithë kjo në sytë e gruas së tij, nënës së vajzës.
https://twitter.com/markzustovich/status/1143913275547095040
Kujtojmë se Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe administrata e tij po përpiqen të ulin numrin e emigrantëve që hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga Amerika Qendrore . /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.