Të enjten, shtabi i krizës së coronavirusit në Serbi ka shpallur disa masa të reja për frenimin e përhapjes së coronavirusit, por ka thënë se nuk do të zbatojë orën policore.
Kryeministrja Ana Bërnabiq ka thënë se tubimi i më shumë se dhjetë njerëzve në publik, do të ndalohet në Beograd, si në ambiente të mbyllura, ashtu edhe të jashtme.
Masat e tjera përfshijnë ruajtjen e distancës fizike dhe ndalimin e punës në objekte të mbyllura nga ora 21:00 deri në orën 06:00.
Ambientet e hapura, si parqet, do të mbyllen nga ora 23:00 deri në orën 06:00.
Bërnabiq ka thënë se këto masa vlejnë vetëm për Beogradin, ku situata me coronavirus është më kritike.
Serbia është në mesin e vendeve më të prekura nga coronavirusi në Ballkanin Perëndimor, me mbi 17,000 të infektuar dhe 341 viktima.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.