×
  • Lajme
  • Botë

    Vazhdon mallkimi në familjen Kennedy, një pjesëtar tjetër i familjes gjendet i vdekur

    Reporteri
    02 Gusht 2019 | 11:28

    Mbesa e Robert F. Kennedy, Sears Kennedy Hill, 22 vjeç, u gjet e vdekur në një vilë familjare në Portin Hyannis, Massachusetts.


    New York Times raporton se shkaku i vdekjes mund të jetë mbidoza, transmeton Reporteri.net.

    Ajo raportohet se po qëndronte në shtëpinë e gjyshes së saj, Ethel, 91 vjeç, gruaja e Robert Kennedy, i vrarë në vitin 1968.

    New York Times, Boston Globe dhe media të tjera citojnë një deklaratë nga familja Kennedy që konfirmon vdekjen e vajzës, e fundit në një seri tragjedish që goditën një prej familjeve më të njohura të Amerikës.

    “Zemrat tona janë thyer me humbjen e familjares tonë të dashur”, thuhet në njoftimin e familjes.

    https://www.facebook.com/courtney.kennedy.5095/posts/2425913117434728:2

    New York Times citon dy dëshmitarë pranë familjes, të cilët pretendojnë se vajza ishte droguar.

    Hill studionte në Kolegjin Boston, ku ajo ishte nënkryetare e Rinisë Demokratike.

    Ajo ishte fëmija i vetëm i Paul Mitchell Hill dhe Courtney Kennedy Hill.

    Robert Kennedy ishte ish-Prokurori i Përgjithshëm i SH.B.A.-së, i cili u vra kur kërkoi nominimin presidencial nga radhët e demokratëve në vitin 1968./Reporteri.net

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1277989325560452&set=a.1117885858237467&type=3

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!